Al Sadd tenton Zidane, francezi përgjigjet prerë

Al Sadd tenton Zidane, francezi përgjigjet prerë

20:17, 18/11/2021

Largimi i Xavi Hernandez për të marrë drejtimin e Barcelonës ka lënë vakant postin e trajnerit te skuadra katariote e Al Sadd që po punon prej ditësh për të gjetur një emër të ri sugjestionues për stolin.

Drejtuesit e klubit nga Doha janë të fiksuar pas emrave të mëdhenj dhe kanë bërë një tentativë për ish-trajnerin e Realit të Madridit Zinedine Zidane, por kanë marrë një jo të prerë nga Zizou i cili ka refuzuar Al Sadd ashtu siç ka bërë edhe me Newcastle disa javë më parë. Zidane nuk e ka me nxitim për të gjetur një skuadër të re dhe është në pritje të një thirrjeje nga Paris Saint Germain ose kombëtarja franceze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco