Zyrtare/ Rangers me trajner të ri, gjen zëvendësuesin e Steven Gerrard

Zyrtare/ Rangers me trajner të ri, gjen zëvendësuesin e Steven Gerrard

18:52, 18/11/2021

Glasgow Rangers nuk u desh shumë për të gjetur pasardhësin e Steven Gerrard që u largua për te Aston Villa. Drejtuesit e klubit skocez zyrtarizuan emërimin e Giovanni Van Bronckhorst si trajner të tyre këtë të enjte. Kontrata e teknikut holandez nuk është bërë e ditur nga klubi skocez.

“Giovanni Van Bronckhorst ka rënë dakord të bëhet trajneri i 17-të i Rangers Football Club. 46-vjeçari është një figurë shumë e respektuar e futbollit dhe me shumë përvojë” , thuhet në deklaratë.

Si për kujtesë, Van Bronckhorst veshi ngjyrat e klubit skocez midis viteve 1998 dhe 2001. Një rikthim në shtëpi që duhet të kënaqë tifozët!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco