U dëmtua në ndeshjen ndaj Anglisë, Kumbulla rikthehet në stërvitje, rikuperohet edhe kapiteni i Romës

U dëmtua në ndeshjen ndaj Anglisë, Kumbulla rikthehet në stërvitje, rikuperohet edhe kapiteni i Romës

18:00, 18/11/2021

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka marrë lajme të mira në prag të rifillimit të Serie-A,ku skuadra e tij do të luajë të dielën sfidën e radhës kundër Genoas.

Marash Kumbulla dhe Lorenzo Pellegrini  i janë bashkuar  ditën e sotme stërvitjes me grupin. Kapiteni i Romës është më mirë, pasi shqetësimi në gju duket se po shërohet dhe sot ka punuar bashkë me shokët e skuadrës.

Po ashtu edhe qendërmbrojtësi shqiptar, që me kombëtaren ndjeu një lodhje muskulore. Të dy lojtarët do të jenë në dispozicion të teknikut portugez për ndeshjen e së dielës kundër Genoas.

Më shumë mundësi të dy lojtarët do ta luajnë si titullarë në transfertën e “Marassit”, ku Mourinho pritet të hedhë në fushë një formacion të ngjashëm me atë që luajti kundër Venezias në ndeshjen e fundit në Serie A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco