Akuzohet për tentative vrasje, procedohet penalisht ish-futbollisti i Ajax

Akuzohet për tentative vrasje, procedohet penalisht ish-futbollisti i Ajax

17:44, 18/11/2021

Ish-ylli i Ajax Quincy Promes po kalon një situatë mjaft të vështirë. Promes, i cili tashmë luan për Spartakun e Moskës në Rusi do të ndiqet penalisht për tentativë vrasje, sipas raportimeve në Holandë.

Në dhjetor të vitit 2020, holandezi u arrestua me dyshimin se goditi me thikë kushëririn e tij në një festë familjare në muajin korrik.

Promes ndenji dy ditë në burg përpara se të lirohej, por hetimi i policisë vazhdoi deri në maj të këtij viti.

Ditën e sotme është vendosur që Promes të procedohet penalisht dhe çështja të kalojë në gjykatë. Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet seanca.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco