Granit Xhaka pranë largimit nga ishulli britanik, gjigandët italian hidhen në sulm

Granit Xhaka pranë largimit nga ishulli britanik, gjigandët italian hidhen në sulm

16:39, 18/11/2021

Granit Xhaka duket se po kalon momentet e fundit me skuadrën e Arsenalit. Mesfushori ka humbur vendin e titullarit, shkak dhe dëmtimet e shpeshta që ka pësuar. Për këtë arsye ai mund të largohet, por interesi për të nuk mungon.

Roma është një ndër ato ekipe që ka shprehur interes për 29 vjeçarin. Kryeqytetasit bënë dhe një tentativë në merkaton e verës për ta marrë, por pa sukses. Sipas të përditshmes ‘Correre dello Sport’, verdhezinjtë do të tentojnë përsëri në janar për ta marrë Xhakën.

Që nga transferimi i tij tek Arsenal në 2016, Granit Xhaka ka luajtur 225 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar 13 gola. Gjatë verës ai rinovoi kontratën me ‘topçinjtë’ deri në 30 qershor 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco