Gjendja fizike e Brojës, flet trajneri i Southampton

Gjendja fizike e Brojës, flet trajneri i Southampton

16:39, 18/11/2021

Emri i Armando Brojës është një ndër më të përfolurit në botën e sportit në Shqipëri. Sulmuesi shtatlartë ishte grumbulluar nga trajneri i Kombëtares, Edi Reja, por nuk arriti të luante ndaj Anglisë dhe Andorrës dhe zyrtarisht u fol për një dëmtim në kyç të sulmuesit 20-vjeçar, si shkak kryesor i mungesës.

Fatmirësisht, Broja është rikuperuar dhe tashmë është gati për klubin e tij Southampton për sfidën e së shtunës kundër Norwich, fakt të cilin e konfirmoi në konference për shtyp trajneri, Ralph Hasenhuttl:

“Ward-Proëse, Livramento, Broja dhe Stephens kanë qenë futbollistët me probleme fizike dhe që kanë punuar nën kujdesin e ekipit mjekësor. Megjithatë përveç Stephens, të gjithë të tjerët kanë kryer stërvitje të plota në fushë gjatë këtyre ditëve dhe do të jenë në dispozicion për sfidën ndaj Norëich. Broja ka pasur një problem në kyç, që duket se e ka kaluar totalisht tashmë dhe është gati për sfidën e radhës”, tha ndër të tjera Hasenhuttl.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco