Gerrard vendos diktatin, regjim ushqimor lojtarëve të Aston Villa

Gerrard vendos diktatin, regjim ushqimor lojtarëve të Aston Villa

16:25, 18/11/2021

Steven Gerrard ka nisur ta përshtatet me jetën e re në Premierligë si trajner i ri i Aston Villës dhe ka konfirmuar se lojtarëve të tij i është ndaluar tashmë përdorimi i keçapit gjatë ngrënies.

Gerrard është trajneri i dytë i Premierligës pas Antonio Contes së Tottenhamit që ua ndalon lojtarëve të vet përdorimin e keçapit.

Ish-mesfushori i Liverpoolit u emërua trajner i Aston Villës, duke nënshkruar marrëveshje trivjeçare e gjysmë javën e kaluar.

Ai u largua nga Glasgoë Rangersin, të cili e udhëhoqi drejt titullit të kampionit në Premiershipin e Skocisë sezonin e kaluar, duke e përfunduar sezonin pa humbje.

I pyetur në konferencën e parë për media nëse keçapi është i ndaluar në Villa Park, Gerrard tha: “Ishte ndaluar para se ta shihja unë”.

“Lojtarët duhet ta kenë mendësinë e duhur. Ata duhet të japin më shumë nga vetja, duhet të vuajnë për t’u bërë elitë”, theksoi Gerrard.

Gerrard do të rikthehet në Anfield më 11 dhjetor dhe mezi pret të takohet me trajnerin e të kuqve Jurgen Klopp.

“Kam qenë në kontakt me Kloppin, u takova rastësisht me të kur po i shëtiste qentë”, shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco