Statistika mbresëlënëse/ Lewandowski favorit për të fituar ‘Topin e Artë’

Statistika mbresëlënëse/ Lewandowski favorit për të fituar ‘Topin e Artë’

15:33, 18/11/2021

Robert Lewandowski është një nga lojtarët favoritë për të fituar “Topin e Artë” pas një sezoni fantastik me skuadrën e Bayernit, edhe pse kjo nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë ka Karim Benzemanë dhe Lionel Messin.

Gjithsesi, statistikat e polakut janë mbresëlënëse dhe me shumë mundësi më të mira se ato të rivalëve.

Sulmuesi i Bayernit theu rekordin e Gerd Mylerit këtë vit duke shënuar 41 gola në sezon. Ai është lojtari i huaj me më shumë gola të shënuar në Bundesligë, plot 290 rrjeta regjistron bomberi duke u bërë i pakapshëm. “Topi i Artë” do të ishte më se i merituar për të dhe në sytë e shumë tifozëve kjo do të ishte gjëja më e drejtë.

I këtij mendimi është dhe Julian Nagelsman, trajneri aktual i Bajernit.

“Leva është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe kjo jo vetëm në këtë sezon por gjatë shumë sezoneve. Ai ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha në ndeshje të mëdha”, ishin fjalët e Nagelsmanit.

Lewandowski është lojtari me më shumë gola në pesë ligat më të mira në Europë. Plot 62 gola ka shënuar lojtari deri tani me Bayernin dhe me kombëtaren në të gjitha kompeticionet, një shifër e lartë kjo duke llogaritur se ka ndodhur nga janari dhe deri tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco