Gerrard përgjigjet për rikthimin e tij të mundshëm te Liverpooli si trajner

Gerrard përgjigjet për rikthimin e tij të mundshëm te Liverpooli si trajner

14:01, 18/11/2021

Legjenda angleze, Steven Gerrard, ka refuzuar të tregojë nëse mendon rikthimin e tij te Liverpooli në të ardhmen në rolin e trajnerit.

Gerrard ka mbajtur konferencën e tij të parë për shtyp me Aston Villan para një ndeshje të Premier League.

Anglezi është përgjigjur pyetjes së gazetarit sa i përket një rikthimi të mundshëm të tij në Liverpool si trajner një ditë.

Ai ka theksuar se ndihet mirë tek Aston Villa dhe do ta shkrijë gjithë potencialin e tij te ky klub.

“Nuk mendoj se kjo konferencë shtypi duhet të jetë për ndonjë klub tjetër përveç Aston Villa…”, ka thënë fillimisht Gerrard.

“Unë jam i gjithi brenda Aston Villas dhe mund t’u premtoj mbështetësve tanë se është kështu. Është një nder i vërtetë të jem këtu”, përfundoi legjenda angleze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco