Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Raiola: Nuk e mora Donnarummën nga Milani për ta çuar në Paris, nuk jam shofer taksie

Raiola: Nuk e mora Donnarummën nga Milani për ta çuar në Paris, nuk jam shofer taksie

14:51, 18/11/2021

Deklaratat e fundit të Xhixhi Donarumës në lidhje me klubin e tij PSG, kanë bërë bujë aq sa shumë bëjnë fajtor agjentin e tij Mino Raiola.

Por agjenti nuk përton t’i kthejë përgjigje kritikëve duke i ironizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në një dalje të tij, Raiola është shprehur se nuk ishte ai që e çoi Donarumën te PSG-ja pasi nuk është shofer taksie.

‘’Unë jam në interesin e lojtarëve të mi. Nuk duhet të pendohesh për asgjë. Nuk mendoj se Donarumën e shqetëson situata me Navasin, por në çdo rast nuk pendohem. Nuk është një frazë e veçantë, por është frazë e re. Donaruma nuk ka probleme. Unë nuk mora dikë nga Milani për ta çuar te PSG pasi nuk jam shofer taksie, por mbroj interesat e lojtarëve të mi’’, u shpreh Raiola.

Donaruma nuk po kalon një moment të mirë, pasi trajneri Poçetino e shikon si zgjedhje të dytë përkrah Keilor Navas megjithëse argjentinasi është munduar t’i alternojë të dy në portë, ka pakënaqësi nga ish-milanisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco