FOTO/ Një shqiptar përzgjidhet në formacionin më të mirë të eliminatoreve ‘Katar 2022’

FOTO/ Një shqiptar përzgjidhet në formacionin më të mirë të eliminatoreve ‘Katar 2022’

14:02, 18/11/2021

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij.

26-vjeçari ishte një ndër lojtarët kyç të Maqedonisë së Veriut për arritjen në fazën “play-off” të Botërorit duke kontribuar me cilësitë e tij.

Bardhi është përzgjedhur në formacionin më të mirë të eliminatoreve të nëntorit duke u vlerësuar me notën 7.82.

Mesfushori i Levantes u bë protagonist absolut në fitoren 0-5 të Maqedonisë së Veriut ndaj Armenisë, duke shënuar plot 3 gola, ndërsa ndaj Islandës qëndroi në fushë për 90 minuta duke qenë kyç me pasimet e tij.

Vlerësimet sa vijnë dhe shtohet për shqiptarin, që me performancat e tij ka rënë në sy të shumë klubeve europianë, teksa në merkaton e verës u hapën zëra dhe për një transferim të mundshëm te Milani, por kuqezinjtë nuk ranë dakord për vlerën e kartonit të shqiptarit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco