Arrestohet gjyshi i futbollistit të Serie A, kërcënoi me thikë...

Arrestohet gjyshi i futbollistit të Serie A, kërcënoi me thikë...

13:34, 18/11/2021

Familja e Xhanluka Skamaka, sulmuesit të Sassuolos, rikthehet si protagoniste, këtë herë për shkak të gjyshit të lojtarit, Sandro Skamaka.

Sipas asaj që shkruan “Il Messaggero”, gjyshi i talentit italian ka hyrë në një lokal në Fidene, në periferi të Romës, i armatosur me thikë dhe ku dyshohet se ka kërcënuar me vdekje një klient duke i drejtuar tehun në fyt.

66-vjeçari u ndalua me forcë nga oficerët e policisë, të cilët nuk arritën ta qetësonin në asnjë mënyrë tjetër agresorin.

Më pas, Sandro Skamaka është prangosur menjëherë me akuzën për armëmbajtje pa leje, kërcënime dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë .

Por kjo nuk është hera e parë që familja Skamaka bëhet protagoniste.

Pak muaj më parë, babai i sulmuesit të Sasuolos, Emiliano, solli panik në qendrën stërvitore të Romës, duke shkatërruar makinat e drejtuesve të verdhekuqve ku më pas mori dhe ankesa për dëmtime materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco