Suedi: Dy shqiptarë në filmin për Zlatan Ibrahimoviç

Suedi: Dy shqiptarë në filmin për Zlatan Ibrahimoviç

13:19, 18/11/2021

Dy shqiptarë, me role të të njëjtit personazh, të futbollistit me famë botërore, Zlatan Ibrahimoviç, po korrin suksese në shtetin suedez, transmeton albinfo.ch.

Njëri nga shqiptarët luan në rolin kur fotbollisti ka qenë fëmijë, jeta e tij, përpjekjet për t’ ia dalë mbanë jetës, ndërkohë pas një kohe, shqiptari tjetër luan rolin kur Ibrahimoviç ishte në moshë më madhore.

Në lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, 15-vjeçari Dominic Bajraktari Andersson dhe 21-vjeçari Granit Rushiti ndan eksperiencën e tyre se si u bën pjesë e filmit.

Madje, Graniti ka treguar se Ibrahimoviç ‘live’ ishte një person shumë shakator, njësoj siç shfaqet në ekran. “Të jesh i gjatë, nga Ballkani. Në fillim thanë që nuk ka nevojë të dish të luash futboll, po pas xhirimeve thanë se po të mos dija, nuk do e luaja. Shumë njëri i mirë, bënte shaka. Nuk mendoja se ishte siç e kemi parë në televizion, shumë njëri i mirë ishte”, tha Graniti.

“Kisha një libër dhe atje lexova, fola me regjisorin dhe futa veten në rol. Unë nuk luaj me të njëjtën këmbë si ai dhe gjatë verës u stërvita, për të bërë rolin. Ai luante shumë futboll kur ishte i vogël. Unë nuk i ngjaj atij, jam djalë i mirë”, u shpreh Dominic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco