Balotelli: Do të ishte ëndërr të më thërrisnin, do të shkoja në këmbë nga Turqia

Balotelli: Do të ishte ëndërr të më thërrisnin, do të shkoja në këmbë nga Turqia

12:01, 18/11/2021

Italia po kalon një moment jo të mirë pasi ‘’axurrët’’ nuk u kualifikon dot direkt në Botëror, por më parë duhet të kalojnë ‘’play-off’’-in.

Trajneri, Roberto Mançini, është në dyshime të mëdha, pasi kërkon të ndërtojë një skuadër që do të ishte e aftë të kalonte çdo kundërshtar për një biletë në Katar. Së fundmi, ka dalë në skenë emri i sulmuesit Mario Balotelli. 31-vjeçari aktualisht aktivizohet te skuadra turke e Adana Demirspor dhe në një intervistë në ‘’Twitch’’ për ‘’OcwSport’’ ka bërë një deklaratë të bujshme:

‘’Në qoftë se unë jam i mirë, pse më thërrasin në kombëtare. Do të ishte ëndërr të më thërrisnin në mars, do të shkoja në këmbë nga Turqia. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Mançinin”, ishin fjalët e Balotellit.

Sulmuesi nuk është thirrur që prej 3 vitesh në kombëtare ndërsa për momentin në 13 paraqitje me Adana Demirspor ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë dy asiste në skuadrën e cila stërvitet nga Vincçenzo Montella që lundron në mesin e tabelës së Super Ligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco