FSHF hap regjistrimet e kursit të trajnerëve për licencën UEFA A, ja kriteret për t’u pranuar

FSHF hap regjistrimet e kursit të trajnerëve për licencën UEFA A, ja kriteret për t’u pranuar

11:42, 18/11/2021

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se janë hapur regjistrimet për kursin e trajnerëve që duan të marrin licencën UEFA A.

Drejtoria Teknike e FSHF-së fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për kursin, që do të nisë më 3 janar 2022.

Kursi i trajnerëve për licencën UEFA A është në përputhje me Konventën e Trajningut të UEFA-s, që parashikon njohjen reciproke nga të gjitha federatat evropiane të titujve UEFA B, UEFA A, UEFA PRO dhe Goalkeeper UEFA-B.

Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm kursi do të zhvillohet në Tiranë (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamëz) dhe do të jetë i ndarë në disa periudha (janar-qershor 2022).

Për t’u pranuar në kurs, të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

a) Kriteri “Cross border” për kandidatët që jetojnë jashtë;

b) Diploma e shkollës së Mesme në origjinal (fotokopje e noterizuar);

c) Përfundimi i Kursit Uefa B

d) 1 vit diferencë nga kryerja e kursit Uefa B

e) Angazhimi si trajner në një klub ose Akademi me nivelin e licencës Uefa

f) Fotokopje e ID ose e Pasaportës.

g) Fotokopje e Licencës Uefa B

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco