Ibra nuk njeh moshë, Milani kërkon të zgjasë kontratën

Ibra nuk njeh moshë, Milani kërkon të zgjasë kontratën

11:29, 18/11/2021

Aventura e Zlatan Ibrahimoviç te Milani mund të zgjasë ende, pavarësisht moshës së shtatlartit suedez.

Ibra këtë vit mbushi 40-vjeç, por ende vazhdon të luajë në nivele të larta duke qenë pika kyçe në sulmin e Milanit. Kuqezinjtë e shohin si pikë referuese suedezin dhe pavarësisht moshës së tij të lartë, po tentohet zgjatja e kontratës dhe për 1 vit.

Ibrës i skadon kontrata në fund të vitit tjetër, ndërsa sipas ‘’Gazzetta Dello Sport’’, klubi i ka ofruar zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023. Firma mund të vijë me nisjen e vitit të ri, dhe palët pritet të gjejnë dakordësinë për të vazhduar bashkëpunimin.

Ky është viti i katërt i Ibrës me Milanin i ndarë në dy periudha, fillimisht në vitet 2011-2013 dhe sërish në vitin 2020 e në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco