Ndahet nga jeta ikona e futbollit durrsak, ish-ndihmësi i Brigelit në Kombëtaren shqiptare

Ndahet nga jeta ikona e futbollit durrsak, ish-ndihmësi i Brigelit në Kombëtaren shqiptare

11:11, 18/11/2021

Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare ikona e futbollit durrsak dhe shqiptar, Vladimir Ajazi.

Lad Ajazi, siç e njihte rrethi i ngushtë shoqëror, lindi në Kukës por u stacionua për vite me radhë në Durrës duke qenë pjesë e skuadrës durrsake të Lokomotivës së asokohe.

Ajazi mbrojti për shumë vite portën e Lokomotivës duke u kthyer në ikonë të këtij qyteti.

Gjithashtu Ajazi ishte dhe pjesë e Kombëtares në kohën kur drejtohej nga trajneri gjerman Hans Peter Brigel në vitet 2002-2006 duke mbajtur detyrën e përgatitësit të portierëve.

Kohët e fundit, Ajazi vuante nga një sëmundje, madje në një foto të postuar së fundmi në rrjetet sociale shikohet Ajazi i ulur në një karrige me rrota.

Image

Një lajm i hidhur për shuarjen e një ikone të futbollit shqiptar, që la pas histori dhe trashëgimi në sportin e vendit tonë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco