Lajmi i fundit

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një person i plagosur

Gasperini: Ronaldo i mungon kampionatit italian

Gasperini: Ronaldo i mungon kampionatit italian

18:12, 01/11/2021

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës ndaj Manchester Unitedit.

Tekniku italian më shumë ishte i fokusuar te Cristiano Ronaldo, që i shënoi golin e fitores në ndeshjen e fundit

Gasperini lavdëroi lartë portugezin, derisa zbuloi se preferoi që Ronaldo të qëndronte në Itali.

“Nga ana teknike është lojtar i jashtëzakonshëm, por mendoj që kuptohet nga të gjithë. Çfarë është duke bërë në Manchester, mendoni për golin e të dielës, por edhe të tjerët”.

“Ai shtoi një vlerë shtesë në kampionat, personalisht më vjen keq që u rikthye në Angli sepse gjithmonë shpresoj që lojtarët më të mirë të arrijnë në Itali, edhe pse ndoshta do pranonim më shumë gola”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja e ‘zjarrtë’ mes Atalantas dhe Man Unitedit zhvillohet nesër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco