Kruniç: Nuk u druhemi portugezëve, ne jemi ekip i fortë

Kruniç: Nuk u druhemi portugezëve, ne jemi ekip i fortë

17:28, 01/11/2021

Nuk zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë me Milanin, por Pioli e mban gjithmonë si “xhol”. Rade Kruniç ngriti në piedestal meritat e skuadrës për fitoren e djeshme në Romë.

“Jemi një ekip me moshë të re, por forca jonë qëndron në faktin që dimë të vuajmë së bashku. Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, por pas daljes me karton të kuq të Teos u desh të shtrëngoheshim shumë e të dhuronim një paraqitje prej skuadre të madhe”, shpjegoi boshnjaku.

Në deklaratën e tij për televizionin e klubit, mesfushori foli edhe për aftësinë e Milanit për të ndryshuar skemë dhe pozicione. Lidhur me këtë afërsi prej “kameleonësh”, 26- vjeçari tha:

“Jemi të vetëdijshëm për cilësitë tonë dhe e dimë se mund të dhurojmë paraqitje të mëdha. Jemi mësuar gjithashtu të ndryshojmë skemë. Fakti që po fitojmë edhe ndeshje të “pista” na bën një ekip edhe më të fortë”, tha Kruniç.

Tashmë vëmendja e kuqezinjve shkon te Championsi, ku të mërkurën do të luajnë me Porton.

Kruniç nuk u druhet portugezëve, pavarësisht pozicionit delikat të Milanit.

“Kemi Porton dhe Interin. Dy ndeshje shumë të rëndësishme, por le t’i marrim me radhë. Jam i sigurt që i kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë në këto dy përballje”, përfundoi mesfushori i “Djallit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco