Ronaldo udhëheq Manchester United për t’u rikthyer te fitorja

Ronaldo udhëheq Manchester United për t’u rikthyer te fitorja

20:39, 30/10/2021

Manchester United shqelmon krizën, teksa pas katër ndeshjesh pa fitore në kampionat, ia dolën të triumfojnë me shifrat 0-3 në transfertën londineze ndaj Tottenham dhe të rikthejnë qetësinë në një moment mjaft të komplikuar.

Tre humbje në katër javët e fundit dhe e fundit ndaj Liverpool; javën e kaluar, kishin vënë pikëpyetje të shumta mbi Solskjaer, që në sfidën ndaj Tottenham ndryshoi edhe skemën, duke kaluar në rreshtimin 3-4-1-2, me Ronaldon e Cavanin në majë të sulmit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 39’, kur Cristiano Ronaldo përfitoi nga një asist i patriotit të tij, Bruno Fernandes dhe mposhti portierin Lloris, ndërsa në minutën e 64-t, CR7 shërbeu për Cavanin, që dyfishoi shifrat.

Llogaritë e ndeshjes i mbylli Marcus Rashford në minutën e 86’, pasi mposhti për herë të tretë Hugo Lloris dhe vulosi fitoren e “djajve të kuq” që me tre pikët e marra në Londër, ngjiten në vendin e pestë me 17 pikë.

Nga ana tjetër mbetet kriza te Tottenhami, që pëson humbjen e dytë radhazi dhe mbetet në kuotën e 15 pikëve pas 10 javëve të para dhe jashtë zonës europiane të renditjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco