Klubi i Vllaznisë u mbyll dyert tifozëve të Tiranës: Kemi njoftuar FShF-në për...

Klubi i Vllaznisë u mbyll dyert tifozëve të Tiranës: Kemi njoftuar FShF-në për...

13:06, 30/10/2021

Klubi i Vllaznisë ka vendosur që të mbyll dyert e stadiumit për tifozët e Tiranës. Ky vendim, i cili vjen pak orë para fillimit të sfidës, është komunikuar në faqen zyrtare të klubit shkodran, ku jep arsyet se përse grupimi ultras i bardhebluve “Tirona Fanatics” nuk do të lejohet të hyjë në stadium edhe pse mund t’i kenë blerë biletat.

“Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana duke u kujdesur maksimalisht për një qëndrim korrekt të tifozërive respektive në shkallët e stadiumit. Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics” përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit.

Përsa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federaten Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi. Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka patur asnjë reagim duke mbetur e njëjta situatë.

Përsa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozave të Tiranës”, lexohet në njoftimin e Vllaznisë e cila këtë vendim kërkon të evitojë çdo episod të mundshëm që mund të sjellë dhunë dhe trazira mes tifozerive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco