Newcastle zgjedh 'bombën' e tyre të parë në merkaton e janarit

Newcastle zgjedh 'bombën' e tyre të parë në merkaton e janarit

13:42, 29/10/2021

Newcastle ka zgjedhur nënshkrimin e parë të madh të epokës së re: Ismaila Sarr. Sipas 'Daily Mail', Mapgies i kanë vënë syrin yllit të Watford dhe do të shkojnë në sulm për ta marrë atë në janar. Newcastel duhet të ketë parasysh, që blerja e lojtarit nuk do të jetë e lirë, pasi Hornets nuk janë të interesuar të heqin qafe sulmuesin 23-vjeçar.

Ata konsiderojnë se ai ka një potencial të ngjashëm me Jack Grealish, ndaj, shton mediat e lartpërmendura, do të kërkojnë një shumë të ngjashme me atë të paguar nga City për lojtarin anglez: 117 milionë euro. Sarr mbërriti nga Rennes në vitin 2019 në këmbim të 45 milionëve dhe Watford nuk do të lërë sulmuesin e krahut të largohet nëse oferta nuk është praktikisht e pakundërshtueshme.

Do të shohim nëse Newcastle është i gatshëm të shkojë kaq larg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco