Pogba?! Manchester United vendos për të ardhmen e mesfushorit

Pogba?! Manchester United vendos për të ardhmen e mesfushorit

12:01, 29/10/2021

Mançester Junajtid ka vendosur për të ardhmen e Pol Pogbasë. Sipas asaj që raporton “ESPN”, mesfushori francez i cili ka një kontratë me “djajtë e kuq” deri më 30 qershor 2022 do të qendrojë deri në fundin e sezonit dhe nga Mançesteri do të largohet me parametra zero.

Junajtid nuk do të lënë të lirë lojtarin që të largohet në muajin janar, por do ta mbajë deri në fundin e qershorit. Juventus, Real Madrid dhe PSG i janë vënë pas francezit i cili si lojtar i lirë do të kënaqte çdo ekip të madh në botë.

Aktualisht 28-vjeçari në këtë sezon në Premier Ligë është aktivizuar në total në 9 ndeshje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco