Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Dinamo premio për 'kokën' e Kukësit, zbulohet shuma e majme për lojtarët

Dinamo premio për 'kokën' e Kukësit, zbulohet shuma e majme për lojtarët

10:42, 29/10/2021

Blutë janë më të karikuar për ndeshjen e sotme me Kukësin. Gjatë javës, futbollistët dhe stafi teknik kanë përfituar edhe një shpërblim, që nga burime jozyrtare mësohet se ka qenë në shumën e 10 mijë eurove në total.

Një motiv më shumë për të dhënë gjithçka në fushë. Mësohet se Dinamo ka shpërblim për çdo fitore dhe pas asaj me Skënderbeun javën e kaluar, skuadra ka rritur moralin, por edhe ka ngrohur xhepat.

Ndërkohë, klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat, teksa më e lira për këtë ndeshje kushton 500 lekë dhe është për tribunat pas portave, kurse më e shtrenjta është në sektorin VIP: 3000 lekë. Dinamo luan sot për herë të parë në stadiumin “Air Albania”. (Panorama Sport)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco