VIDEO/ E akuzoi se i kishte vjedhur një pako mielli, drejtori godet me thikë futbollistin

VIDEO/ E akuzoi se i kishte vjedhur një pako mielli, drejtori godet me thikë futbollistin

09:56, 29/10/2021

Drejtori i klubit brazilian goditi me thikë një futbollist për shkak të një qese me miell

Drejtori i klubit të ligës së ulët braziliane CDC Novo Aripuana sulmoi me thikë një prej lojtarëve të skuadrës së tij, raporton “Globo”.

Fatmirësisht tragjedia është shmangur dhe futbollisti i plagosur është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Globo” thekson se shkak i konfliktit në të cilin është përdorur thika ka qenë një debat që ka lindur për një pako mielli.

Përplasja ndodhi në Manaus pak ditë më parë kur drejtori i klubit mori një pako mielli nga një kuti me ushqime që i ishte dhënë futbollistit.

Futbollisti e akuzoi për vjedhje, shpërtheu një debat dhe më pas një konflikt që u përshkallëzua në sulm me thikë.

Atmosfera në klubin brazilian nuk është e mirë, për shkak të rezultateve negative dhe pesë humbjeve me golavarazh 0:33, por edhe për mos dhënien e pagave lojtarëve.

Federata e Futbollit të Brazilit ka paralajmëruar një dënim të rëndë për drejtorin e klubit dhe po shqyrtohet mundësia e përjashtimit të përjetshëm nga futbolli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco