Serie A/ Interi i tregon forcën Empolit, Roma e Lazio bëjnë detyrën

Serie A/ Interi i tregon forcën Empolit, Roma e Lazio bëjnë detyrën

22:50, 27/10/2021

Interi ka lënë pas ndalesën me Juventusin duke marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Empolit në transfertë, në një fushë ku shumë skuadra kishin shfaqur probleme.

Zikaltrit kanë fituar 2-0 në një ndeshje që e kanë kontrolluar plotësisht e ku bilanci mund të kishte qenë edhe më i thellë përballë kuqezinjve Bajrami e Ismajli që e luajtën këtë sfidë nga fillimi.

Për Interin kishte pak vështirësi në fillimin e ndeshjes, me Bajramin që krijonte shumë rrezikshmëri në aksionet e tij.

Por më pas goli i D’Ambrosio bëri të thjeshtë gjithçka, pasi detyroi Empolin të hapej e të linte më shumë hapësira për sulmin e Interit.

Kartoni i kuq i Riçit tek Empoli i mundësoi skuadrës së Inzagit që të sulmonte pareshtur dhe gjeti golin e dytë me Dimarko, ndërsa pa t’i anulohen deri në fund të sfidës edhe tre gola të tjerë.

Ndërkohë, Roma e Murinjos ka triumfuar në Sardenja ndaj Kaljarit jo pa vuajtje, pasi iu desh të përmbysje golin e Pavoletit me Ibanez e Pelegrini.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, spanjolli Pedro i dha fitoren 1-0 Lacios ndaj Fiorentinës, një skuadër që ka filluar të bëhet kërcënuese për ekipet e kreut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco