Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

‘Nuk mund të pësojmë gola në kundërsulm’/ Alegri komenton humbjen me Sasuolon

‘Nuk mund të pësojmë gola në kundërsulm’/ Alegri komenton humbjen me Sasuolon

22:05, 27/10/2021

Juventusi u mund në shtëpi ndaj Sasuolos me rezultatin 1-2.

Bardhezinjtë pësuan gol në minutën e 95-të dhe humbën shansin që të afrohen me skuadrat e kreut.

Në përfundim të sfidës, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Masimiliano Alegri, foli për golat e pësuar si dhe për renditjen e skuadrës.

“Duhet të jemi më të organizuar, sidomos gjatë fundit të ndeshjes. Duhet të reflektojmë sesi t’i përballojmë ndeshjet, sepse nuk mund të pësojmë gola në kundërsulm. Është çështje mentaliteti”, tha Alegri.

Tekniku nuk la pa përmendur dhe Sasuolon për lojën e zhvilluar.

“Sasuolo ka në skuadër lojtarë me shumë potencial. Janë të zotët në kundërsulm.

Renditja? Në këtë moment nuk duhet ta shohim, por të mendojmë për sfidën e radhës”, theksoi tekniku i bardhezinjve.

Juventusi mbetet në kuotën e 15 pikëve pas 10 javëve kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco