Ish-futbollisti i Partizanit shënon në Kupën e Hungarisë

Ish-futbollisti i Partizanit shënon në Kupën e Hungarisë

21:39, 27/10/2021

Jasir Asani duket se më në fund po gjen më shumë hapësira me skuadrën e Kisvarda në Hungari e ajo që është më e rëndësishme, po e bën si protagonist duke tundur rrjetën apo dhënë kontributin e tij në fazën sulmuese të skuadrës.

Sot, Asani tundi përsëri rrjetën me ekipin hungarez, duke shënuar një gol të rëndësishëm në Kupën e Hungarisë ndaj MTK Budapest.

Asani ishte titullar në këtë duel dhe gjeti golin e rezultatit të përkohshëm 3-0 për skuadrën e tij kur regjistrohej minuta e 44 e sfidës.

Pas një aksioni të shpejtë ai i shfaq para portës dhe nuk gaboi duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje të fortë. Kisvarda mbylli ndeshjen me fitoren 4-1, duke kaluar në turin tjetër të Kupës.

Në radhët e MTK Budapest, në 25 minutat e fundit të sfidës u aktivizua edhe mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Ylber Ramadani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco