VIDEO/ ‘Dramë’ në Torino, Sasuolo i shkakton Juventusit humbjen në minutën e 95-të

VIDEO/ ‘Dramë’ në Torino, Sasuolo i shkakton Juventusit humbjen në minutën e 95-të

20:50, 27/10/2021

Juventusi u kthehet humbjeve dhe e bën me në disfatë të papritur në shtëpi kundër Sasuolos.

Bardhezinjtë lanë shumë për të dëshiruar në ndeshjen përballë tifozëve të tyre dhe skuadra mike ia doli që të merrte tre pikët duke shfrytëzuar gabimet e ekipit të Alegrit.

Bardhezinjtë dëshironin t’u ktheheshin sa më shpejt fitoreve, pas barazimit ndaj Interit, por skuadra e Alegrit është paraqitur shumë dobët në fazën ofensive, edhe pse me dyshen Dibala-Kieza në sulm që në startin e duelit.

Sasuolo u shfaq më kërcënues dhe nuk ishte aspak çudi që gjeti i pari golin, me anë të Fratesit para fundit të pjesës së parë.

Në të dytën, Juventusi u zgjua por Sasuolo po kontrollonte gjithçka shumë mirë, duke thumbuar vazhdimisht me kundërsulme të shpejta.

Goli i MekKenit bëri që bardhezinjtë të merrnin më shumë zemër dhe të kërkonin me ngulm golin në minuta e mbetura të sfidës.

Por ata lanë shumë hapësira mbrapa dhe kjo rezultoi fatale, pasi një kundërsulm i Lopez në minutat shtesë i dha Sasuolos golin e fitores.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Atalanta fitoi 2-1 më përmbysje ndaj Sampdorias, ndërsa Udineze dhe Verona u ndanë në një barazim 1-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco