Hamilton tregon momentet e vështira të karrierës: E mbaj mend dhimbjen që përjetova atë ditë

Hamilton tregon momentet e vështira të karrierës: E mbaj mend dhimbjen që përjetova atë ditë

20:01, 27/10/2021

Racizmi është një fenomen shumë i përhapur nëpër botë, sidomos në sport ku barazia duhet të jetë primare mbi gjithçka. Për këtë temë ka folur ikona e Formula 1, Luis Hamilton.

Anglezi është sulmuar shpesh për ngjyrën e tij të lëkurës. Në 2008-ën disa tifozë u paraqitën me fytyra të ngjyrosura në të zezë dhe me disa bluza me mbishkrimin “Familja Hamilton”.

“E mbaj mend mirë dhimbjen që përjetova atë ditë, por nuk thashë asgjë. Nuk kisha asnjë mbështetje. Askush nuk foli për këtë incident”shprehet Hamilton.

36 vjeçari është i vetmi pilot me ngjyrë në Formula 1. Sipas studimeve të bëra, vetëm 1 përqie personave që punojnë në këtë industri janë me ngjyrë.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Kam qenë këtu për rreth 15 vjet. Jam shumë i mërzitur për këtë gjë. Shpesh pyes veten se pse më ndodhin mua këto gjëra. Pse unë jam i vetmi pilot me ngjyrë në Formula 1?”, përfundoi anglezi.

Luis Hamilton ka fituar 7 kampionate botërorë, po aq sa legjenda Mikael Shumaher.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco