Botërori i boksit/ Shqipëria e nis mbarë në Serbi, Alban Beqiri fiton duelin e parë

Botërori i boksit/ Shqipëria e nis mbarë në Serbi, Alban Beqiri fiton duelin e parë

18:03, 27/10/2021

Kombëtarja shqiptare e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e saj në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd.

Triumfi i parë kuqezi në këtë kompeticion ka ardhur nga Alban Beqiri, i cili ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në duelin e tij të parë në paraeliminatoret për kategorinë e peshave 71 kg.

Beqiri fitoi duelin ndaj kenianit Boniface Maine, duke qenë superior në të tria raundet.

Kështu Beqiri siguron me meritë të plotë biletën për në raundin e dytë, aty ku më 29 tetor do të masë forcat me përfaqësuesin e Lituanisë.

Sipas “Panorama Sport”, Beqiri është një nga boksierët më premtues shqiptar, me tituj të shumtë në arenën kombëtare por gjithashtu ai ka lënë gjurmë edhe në duelet ndërkombëtare, ku vetëm pak muaj më parë shpallej kampion Ballkani.

Djaloshi me origjinë nga Puka, regjistron gjithashtu edhe 4 ndeshje në boksin profesionist, të cilat i ka fituar që të gjitha.

Duke u kthyer tek përfaqësuesja kuqezi, e cila drejtohet nga trajnerët Zef Gjoni dhe Renato Kurti, radhën për tu ngjitur në ring sot do ta ketë Nelson Hysa, i cili do të duelojë në peshat e rënda (+92 kg).

Hysa, 20 herë kampion kombëtar, do të sfidojë boksierin nga Trinidad Tobago, Nigel Paul.

Ndërsa nesër në ring do të ngjitet Indrit Laçi, i cili do të përballet me fituesin e sfidës mes boksierëve nga Anglia e  Azerbajxhani, duel i vlefshëm për peshat 92 kg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco