Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Lista e votave për 'Topin e Artë', zbulohet fituesi

Lista e votave për 'Topin e Artë', zbulohet fituesi

17:46, 27/10/2021

Javën e kaluar dhe zyrtarisht ka përfunduar votimi për lojtarin që do ta fitojë ‘Topin e Artë’.

Nga votat e trajnerëve, kapitenëve të klubeve dhe gazetarëve tashmë po qarkullon një listë që tregon rezultatet e para.

Sipas listës, e cila u zbulua nga Jeboisdeeauu në Twitter, Robert Lewandowski (Bayern) do të jetë fituesi me 627 vota, i ndjekur nga Lionel Messi (PSG) dhe Karim Benzema (Real Madrid).

Cristiano Ronaldo është në pozitën e nëntë. Nëse kjo listë është e vërtetë apo jo, do të dihet vetëm më 29 nëntor, kur do të bëhet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Renditja në Top-10:

1 Robert Lewandowski (Bayern)

2 Lionel Messi (Barcelona/PSG)

3 Karim Benzema i tretë (Real Madrid)

4 Mohamed Salah (Liverpool)

5 Jorginho (Chelsea)

6 Kylian Mbappé (PSG)

7 N’Golo Kanté (Chelsea)

8 Erling Haaland (Dortmund)

9 Cristiano Ronaldo (Juventus/Man. United)

10 Kevin De Bruyne (Manchester City).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco