Hernandez i shpëton burgut, por nuk del pa lagur nga kjo histori

Hernandez i shpëton burgut, por nuk del pa lagur nga kjo histori

10:44, 27/10/2021

Ylli i Bajernit, Lukas Hernandez më në fund më të qetësohet. Mëngjesin e sotëm gjykata e Madridit ka pezulluar kërkesën për 6 muaj burg pas dhunës që mbrojtësi kishte ushtruar ndaj ish-të dashurës së tij.

Çështja e 25-vjeçarit bëri buje pasi rrezikonte të burgosej, por sot është marrë vendimi përfundimtar mbi çështjen e futbollistit.

Megjithatë, Hernandez nuk i ka shpëtuar një dënimi tjetër, atë të gjobës. Gjykata e ka gjobitur futbollistin me 96 mijë euro si dhe ndalimin e veprimeve të tilla për 4 vitet në vijim, pasi në të kundërt do të përfundojë në burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco