Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Futboll Femra/ Shqipëria nuk ia del në Poloni

Futboll Femra/ Shqipëria nuk ia del në Poloni

22:02, 26/10/2021

Kombëtarja shqiptare e femrave nuk ia del në transfertën polake.

Vajzat kuqezi janë mposhtur me rezultatin 2-0 në Varshavë, në një sfidë ku provuan të përballen si të barabarta, por nuk ia dolën të marrin qoftë edhe një pikë.

Një penallti e ekzekutuar saktë nga Dudek në minutën e 40-të dhe një gol i Mesjasz në të 89-ën, vulosën suksesin 2-0 për polaket, të cilat me fitoren e sotme ngjiten në kuotën e 8 pikëve, në vendin e dytë të grupit.

Nga ana tjetër, vajzat kuqezi që drejtohen nga Armir Grima, mbeten në kuotën e 4 pikëve pas po kaq ndeshjes, teksa fitoren e vetme në këto eliminatore e kanë arritur pak ditë më parë ndaj Armenisë në “Air Albania”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco