Red Bulli magjik, skuadra i dhuron fitoren Verstappen në Amerikë

Red Bulli magjik, skuadra i dhuron fitoren Verstappen në Amerikë

10:23, 25/10/2021

Një garë e jashtëzakonshme u zhvillua dje në Formula 1 në çmimin e madh të Austinit në SHBA.

Max Verstappe arriti të triumfonte ndaj pilotit të Mercedes, Hamilton e duke thëlluar në 12 pikë diferencën e tyre në kampionatin botëror.

Themi që ishte garë spektakolare sepse u gërshetuan talenti i pilotëve me lojën e bukur të skuadrës.

Versstapn u nis i pari pas ‘Pole Positon’ së djeshëm vend që e humbi në startin e garës pasi Hamilton bëri një nisje të shpejtë, pozicion që u mbajt për disa xhiro.

Kur pilotët nuk kishin mundësi të kryenin parakalime, skuadra e Red Bull bëri një pit stop të shpejtë ndërsa Hamilton qëndrojë në pistë edhe për tre xhiro të tjera që në fund rezultoi me një humbje prej 7 sekondash e duke i dhuruar vendin e parë Verstappen.

Ky pozicion nuk ndryshoi deri në fundin e garës edhe pse piloti britanik në dy xhirot e fundit kishte shance reale të parakalonte Red Bullin.

Perez u rendit i treti për të dhënë Red Bulls "200 F1 podiume dhe u pasua nga Ferrari shofer Charles Leclerc , McLaren 's Daniel Ricciardo dhe Mercedesit ' Valtteri Bottas .

Në renditjen e kampionatit të pilotëve, Verstappen kryeson me 287.5 pikë, me Hamiltonin në vendin e dytë me 275.5, Bottas në të tretin me 185 dhe Perez në të katërtin me 150.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco