Ra pa ndjenja në fushë, Hammarby jep informacione mbi gjendjen e Astrit Selmanin

Ra pa ndjenja në fushë, Hammarby jep informacione mbi gjendjen e Astrit Selmanin

09:51, 25/10/2021

Hammarby ka konfirmuar se Astrit Selmani është në gjendje të stabilizuar pas rrëzimit që i ndodhi në ndeshjen ndaj Ostersunds.

Lojtari i Kosovës ishte në një duel me një lojtarë kundërshtar, u godit me bërryl dhe ra pa ndjenja në tokë.

Stafi mjekësor i menjëherë shkuan për t’i ofruar ndihmën e parë, derisa u dërgua me urgjencë në spital.

Gjendja e Selmanit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë dhe këtë e ka konfirmuar klubi suedez në komunikatën e fundit, derisa konfirmuan që lojtari rikthehet në stërvitje pas disa ditëve.

“Astriti tashmë i është nënshtruar ekzaminimit në spitale, gjë që është standarde në këtë lloj ngjarjeje. Tregon se përplasja ka shkaktuar një tronditje. Tre qepje për plagën në vetull, pa lëndime të tjera. Priten disa ditë pushim para se Astriti të fillojë të stërvitet”, thuhet në komunikatë.

Selmani deri më tani në këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar edhe gjashtë asistime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco