Allegri: Barazimi me Interin ka peshë, edhe pse ne...

Allegri: Barazimi me Interin ka peshë, edhe pse ne...

08:40, 25/10/2021

Massimiliano Allegri ishte i lumtur me një barazim. Fakti që erdhi ndaj Interit, në minutat e fundit, ka bërë me krahë teknikun e Juventusit, i cili insistoi pas sfidës se ishte i merituar pasi skuadra e tij luajti më mirë se zikaltërit.

“Barazimi ka peshë sepse erdhi pas një paraqitje të mirë. Në pjesën e dytë luajtëm edhe më mirë. Para barazimit kishim disa mundësi, situata ku mund të bënim më mirë. Kemi luajtur me më shumë besim se Interi. Kjo është një pikë ë rëndësishme që na jep mundësinë që të kemi më shumë hapësira, ndonëse na duhet të fitojmë, që të rritim serinë e rezultateve pozitive e pastaj të mundohemi të shkurtojmë diferencën me ekipet kryesuese para ndalesës për kombëtaret.

Mungesa e besimit te skuadra erdhi nga tre ndeshjet e para ku humbëm 8 pikë nga 9 të mundshme dhe kjo na kushtëzoi. U desh të ktheheshim nga baza, domethënë nga paraqitja e mirë në mbrojtje. Kjo është ajo ku duhet punuar, është çështje vetëvlerësimi, Edhe sot kemi lënë pak hapësira dhe nëse përpara jemi agresivë, ata mbrapa luajnë me cigare në gojë”, tha Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco