Nuk i ‘ndahen traditës’, Inter-Juventus mbyllet me polemika

Nuk i ‘ndahen traditës’, Inter-Juventus mbyllet me polemika

23:07, 24/10/2021

Interi dhe Juventusi janë ndarë sot në një barazim në një sfidë e cila si gjithmonë nuk mund të mbyllej pa polemika

Interi dominoi sfidën edhe për faktin se gjeti shumë shpejt golin e avantazhit më Dzekon, ndërsa bardhezinjtë menduan më shumë për mbrojtjen.

Por me kalimin e minutave, skuadra e Alegrit u zgjua dhe më zëvendësimet në pjesën e dytë, sidomos kur në fushë hynë Dibala dhe Kieza, ishin bardhezinjrtë që morën kontrollin e plotë të duelit e rrezikuan vazhdimisht portën zikaltër.

Por goli do të vinte mes polemikave. Në minutën e 87-të erdhi edhe episodi që do të vuloste fatin e duelit.

Dumfries ndërhyn ndaj Aleks Sandros dhe gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. VAR thërret kryesorin pranë monitorit dhe pas vëzhgimit të pamjeve, ai bën shenjë nga pika e bardhë pavarësisht protestave zikaltër.

Dybala nuk gabon duke vendosur barazinë në shifra që rezistuan deri në vërshëllimën përfundimtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco