Klopp nuk e beson fitoren 5-0 ndaj Manchesterit: Rezultati është i çmendur

Klopp nuk e beson fitoren 5-0 ndaj Manchesterit: Rezultati është i çmendur

22:28, 24/10/2021

Jurgen Klopp e ka të vështirë të gjejë fjalët e duhura për të përshkruar fitoren 0-5 ndaj “Djajve të Kuq”.

“Çfarë mund të them? A e prisja këtë? Jo. Ajo që bëmë ishte e çmendur. Presioni i lartë, fitimi i topave, shënuan gola të mrekullueshëm. U thashë futbollistëve në pjesën e parë të luanin më mirë. E kontrolluam lojën pas golit të pestë, nuk kishte të bënte me shënimin e më shumë golave, rëndësi kishte të mos kishim dëmtime.”

Rezultati është i çmendur, pyeta nëse ka pasur një rezultat të tillë në histori. Lojtarët shkruan një pjesë të bukur të historisë. Është e veçantë, por ne nuk festojmë si të çmendur. Kemi respekt për kundërshtarët, ishim me fat në disa momente, United nuk është në momentin më të mirë.”

Për dëmtimet: “James Milner ka një problem në kofshë, më tregoi se diçka nuk ishte në rregull. Për Naby Keitan duhet të shohim, ka një problem në këmbë.”

Shpërthimi i Mohamed Salah: “Mo ishte aty për të shënuar gola. Ai e përballon shumë mirë famën, kënaqet me futbollin e tij. E dija që dëshiron ta mbyllë karrierën këtu, e di situatën.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco