Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Këndi i Pano Sokos

VIDEO/ Revoltohen tifozët e Barcelonës, sulmojnë makinën e Koeman pas humbjes me Realin

VIDEO/ Revoltohen tifozët e Barcelonës, sulmojnë makinën e Koeman pas humbjes me Realin

21:35, 24/10/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Humbja e katalanasve përballë rivalëve historikë është shoqëruar me protesta kundër drejtuesve të klubit të cilët nuk po shkarkojnë trajnerin Ronald Kuman.

Por situata është përkeqësuar kur tifozët jashtë “Camp Nou” kanë pikasur trajnerin duke u larguar nga ambientet e stadiumit në mbyllje të duelit.

Ata kanë rrethuar menjëherë automjetin e tij, duke dashur të shprehin pakënaqësinë ndaj punës së  holandezit.

Sharjet pa fund dhe thirrjet “Largohu”, janë shoqëruar këtë radhë edhe me sulm fizik, pasi shumë prej tifozëve kanë shkelmuar makinën e teknikut që është larguar me shpejtësi sapo iu dha mundësia.

Asnjë nga forcat e sigurisë së klubit nuk ishte e pranishëm në ato momente për të evituar këtë skenë të pakëndshme edhe pse dihej se kishte një numër të madh tifozësh të mbledhur duke protestuar para daljes së stadiumit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco