Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Nuk ndalen kuqezinjtë, Muçi shënon supergol në Poloni

Nuk ndalen kuqezinjtë, Muçi shënon supergol në Poloni

21:12, 24/10/2021

Kjo është padyshim java e golave shqiptarë, të atyre që pritet për shumë vite të jenë protagonistë në radhët e kuqezinjve. Pas Kolajt, Brojës dhe Vrionit, sot ka ardhur edhe goli I Ernest Muçit në kampionatin polak.

Sulmuesi i talentuar ishte titullar në sfidën e Legia Varshavës ndaj Piast Gilvice dhe tregoi vlerat e tij në minutën e 20 të ndeshjes me një gol që ktheu në lojë ekipin e tij. Në rezultatin 2-0 për skuadrën e Piast, Muçi mori një top në të majtën dhe pas një sprinti në zonë, lëshoi një goditje diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar duke dërguar sferën në rrjetë.

Ky ishte goli i 3-të në këtë kampionat për Muçin, i cili ka filluar të aktivizohet rregullisht me Legian në kampionat dhe në kompeticionet ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco