Shpallet kampioni i ri i Moto GP

Shpallet kampioni i ri i Moto GP

19:28, 24/10/2021

Fabio Kuartararo është kampioni i ri i Moto GP-së pas përplasjes së rivalit të tij Peko Banjania.

Piloti i Jamahas renditej me 52 pikë ndaj italianit. Ky i fundit po kryesonte garën, por humbi kontrollin e motorit të tij Dukati.

Në përfundim të garës Kuartararo u shfaq shumë i lumtur për këtë triumf.

“Ende nuk mund ta besoj, është një ndjesi e papërshkrueshme. Jam duke jetuar ëndrrën time dhe ndihem shumë mirë”, u shpreh francezi.

Shanset që Kuartararo të fitonte ishin shumë të pakta sepse ai e nisi garën nga vendi i 15-të, kurse Banjania e nisi i pari. 

Momentalisht Jamaha ndodhet 12 pikë prapa ekipit të Dukatit.

Kuartarao bëhet francezi i parë që shpallet kampion i Moto GP-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco