Ancelotti: Vuajtëm sot ndaj Barcelonës, ne zhvilluam një lojë inteligjente

Ancelotti: Vuajtëm sot ndaj Barcelonës, ne zhvilluam një lojë inteligjente

19:24, 24/10/2021

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka reaguar pas fitores në “El Clasico” ndaj rivalit, Barcelona.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat të ngushtë 1 – 2.

Pas ndeshjes, tekniku italian tha se është i kënaqur me fitoren edhe pse e pranoi se vuajtën në tërë ndeshjen.

“Vuajtëm sot, mendoj që Barcelona do luftojë për La Liga-n deri në fund”.

“Zhvilluam lojë inteligjente. Goditja e topit është një ndër kualitetet më të mira të Alabas dhe e goditi mirë. Lojtarët e mi janë më të rehatshëm në 4-3-3, Vini dhe Rodrygo luajtën shumë mirë. Asensio ishte i rëndësishëm te goli i dytë”.

“Objektivi është të punojmë më shumë se bashku, mund të garojmë me të gjithë. Vuajtëm sot, por nuk e humbëm kontrollin”.

Ancelotti gjithashtu konfirmoi se portieri Thibaut Courtois është në gjendje të mirë.

“Courtois ndjeu dhimbje pas gjuajtjes, dukej serioze, por u përmirësua. Mendoj që është mirë tani”.

Real Madrid tani është lider në La Liga me 20 pikë të tubuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco