Francë/ Lyonit i ndodh e papritura, nga 2-0 pëson 3 gola në 10 minutat e fundit

Francë/ Lyonit i ndodh e papritura, nga 2-0 pëson 3 gola në 10 minutat e fundit

16:31, 24/10/2021

Spektakël dhe emocione pa fund në “Allianz Riviera” me Nice që ia doli të triumfojë 3-2 ndaj Lyonit, në një përmbysje të jashtëzakonshme, të realizuar vetëm në 10 minutat e fundit të takimit.

Ekambi shënoi për Lyonin në pjesën e parë dhe dyfishoi shifrat Aouar në të 68-ën, duke dhënë idenë e një fitoreje të lehtë për miqtë, megjithatë minutat e fundit ishin vërtetë dramatike dhe emocionuese.

Turku Atal rihapi sfidën në minutën e 81-të, ndërsa në të 85-ën Kadewere shkaktoi një penallti dhe u largua nga fusha me karton të kuq, duke lënë Lyonin me 10 futbollistë për pjesën e mbetur të lojës.

Përfiton maksimalisht Nice e Galtier, që gjen barazimin me Delort në të 89-ën nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas në të 93-ën ishte Guessand që kompletoi përmbysjen e madhe për vendasit.

Me këtë fitore Nice merr përkohësisht vendin e dytë të renditjes me 19 pikë, ndërsa Lyon mbetet në kuotën e 16 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco