VIDEO/ Kukësi konfirmohet pretendent, i shkaktojnë humbjen e parë Vllaznisë

VIDEO/ Kukësi konfirmohet pretendent, i shkaktojnë humbjen e parë Vllaznisë

15:52, 24/10/2021

Kukësi mundi me rezultatin e pastër 2-0 Vllazninë, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë shkodranëve në kampionat.

Supergoli i Shqiprim Taipit në pjesën e parë dhe ai i Ndrecës në të dytën, i dhanë fitoren verilindorëve, të cilët shkuan në kuotën e 11 pikëve .

Pritej një ndeshje me futboll sulmues, por nuk rezultoi kështu, pasi skuadrat nuk prodhuan shumë dhe duke u mundur të kapin në befasi kundërshtarin.

Krahas humbjes, Vllaznia del jo pak e dëmtuar, pasi nuk do të ketë shërbimet e kapitenit Gurishta për ndeshjen e ardhshme ndaj Tiranës, por edhe mesfushorin Mustedanagic, të dy të pezulluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco