El Clasico/ Barça-Real, Koeman dhe Ancelotti zbulojnë titullarët

El Clasico/ Barça-Real, Koeman dhe Ancelotti zbulojnë titullarët

15:19, 24/10/2021

El Clasico e 246-të në histori ka një shije të veçantë.

Me një mungesë të madhe si ajo e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”: Lionel Messi. Në 16 vite, “Pleshti” ka luajtur 45 El Clasico dhe ka humbur vetëm tre për shkak të dëmtimeve.

Natyrisht, kalimi tek Paris Saint-Germain la një “plagë” të hapur, të cilën Ansu Fati, numri i ri 10 i blaugranëve, i rikthyer pas disa muajsh mungesë, do të përpiqet ta plotësojë disi. Sot, Fati do të në krah një talent tjetër të futbollit spanjoll, Gavi.

Si dhe Sergio Busquets i pakrahasueshëm, truri i ekipit të Ronald Koeman.

Në krahun tjetër, Karim Benzema, i cili ka impresionuar muajt e fundit me paraqitjet e ti do të udhëheq formacionin e madrilenëve.

Si zakonisht mbështetja kryesore për sulmuesin francez do të vijë nga treshja: Modric-Casemiro-Kroos. Vinicius Junior, do të jetë në sulm përkrah Benzemas dhe Rodrygo-s.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco