Pesë El Clasico-t më të diskutuara në të gjithë kohërat

Pesë El Clasico-t më të diskutuara në të gjithë kohërat

14:10, 24/10/2021

El Clasico është ndeshja më ikonike në futbollin spanjoll dhe shumë momente të jashtëzakonshme ndriçojnë historinë e lojës.

Viti 1926, pa ndeshjen e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës në Kupën e Mbretit dhe që atëherë rivaliteti është rritur në atë që është sot.

Përpara ndeshjes t kësaj të diele në “Camp Nou”, ne do të flasim për pesë El Clasicot më të diskutuara në të gjitha kohërat.

Kur Raul heshti Camp Nou

Në tetor 1999 - në El Clasico-n e fundit të shekullit të 20-të - Real Madrid shkonte në Barcelonë në një krizë totale , me trajnerin John Toshack nën presion pas një seri rezultatesh negative

Toshack u shkarkua më vonë, por jo përpara se skuadra e tij të shpëtonte nga humbja në “Camp Nou”.

Raul Gonzalez barazoi rezultatin në minutën e 86’, duke heshtur stadiumin katalan.

Me herët, Patrick Kluivert ishte ndëshkuar me të kuq në mënyrë të diskutueshme nga gjyqtari Manuel Diaz Vega në një përballje të zjarrtë.

Figo dhe koka e derrit

A është ky imazhi më ikonik në historinë e Clasico?

Luis Figo kishte bërë të paimagjinueshmen në verën e vitit 2000, duke kaluar nga Barcelona tek Real Madrid .

Portugezi u prit mjaft keq në “Camp Nou”, me një tifoz që në mënyrë famëkeqe gjuajti me kokën e një derri në drejtim të tij.

Barcelona doli fituese 2-0 në fund, me Luis Enrique - 'tradhtari' tjetër që kishte shkuar në të kundërtën e Figos – që shënoi golin e avantazhit.

Dora e Pique

Kjo do të ishte hera e parë që Jose Mourinho dhe Pep Guardiola takoheshin si “bosët” respektiv të Real Madridit dhe Barcelonës .

Barcelona mposhti Los Blancos 5-0, me Gerard Pique që bëri përshëndetjen e tij tashmë të famshme me pesë gishta për të “thumbuar” tifozët madrilen.

Goditja e Pepes ndaj Dani Alves

Një nga El Clasicot më të bukura të të gjitha kohërave u luajt në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në 2011.

Loja ishte intensive dhe e dyluftuar, por mori tjetër rrjedhë  kur Pepe-s iu dha karton i kuq për goditje ndaj Dani Alves .

Në fund, Barcelona fitoi 2-0, me Mourinhon i zemëruar që skuadra e tij kishte vuajtur nga arbitri.

Mourinho i fut gishtin në sy Vilanovës

Gjatë Superkupës së Spanjës 2011, lojtarët e të dyja skuadrave nisën një përplasje mes tyre, me trajnerin Mourinho që i afrohet afër Tito Vilanova-s  dhe i fut gishtin në sy kolegut katalanas.

Barcelona fitoi 3-2, por e gjithë atmosfera la një shije të hidhur, jo më shumë se në kombëtaren spanjolle, ku u mblodhën kaq shumë lojtarë të dy palëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco