Superiore/ Kukësi - Vllaznia, Longo dhe Brdaric zgjedhin titullarët

Superiore/ Kukësi - Vllaznia, Longo dhe Brdaric zgjedhin titullarët

13:23, 24/10/2021

Në orën 13:45, në stadiumin "Arena Egnatia", luhet supersfida mes Kukësit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 6-të në Kategorinë Superiore.

Një sfidë e cila premton mjaft spektakël, duke para pretendimet që kanë skaudrat në kampionat.

Verilindorët vijnë më të karikuar se kurrë pasi këtë kampionat kanë treguar se dinë të surprizojnë, dhe konfirmimi i Longos në krye të ekipit ka risjellë harmoninë në skuadër. Nga ana tjetër, shkodranët vijnë pas në goleadë në ‘’Loro Boriçi’’ ndaj Dinamos, dhe me Kukësin do të kërkohet vazhdimësia.

Sa i përket formacioneve, Longo do të hedhë në fushë skemën 4-3-3 ku në mesfushë do të ketë muskuj, por dhe ide. Sa i përket sulmit, 3-shja është e përbërë nga Hila, Milunoviç dhe Feizhao.

Sa i përket Vllaznisë, braziliani Viktor Da Silva rikthehet si titullar pas shumë kohësh duke qenë një vlerë e shtuar për sulmin e shkodranëve. Trajneri Brdariç ka zgjedhur një formacion sulmues ku përveç Da Silvës, në sulm do të luajnë Latifi, Aralica dhe Gjurgjeviç.

Formacionet:

KUKËSI– Tafas; Ndreca, Bytyçi, Lulaj, Peposhi, Gj.Taipi, Sh.Taipi, De Lukas, Hila, Milunoviç, Feizhao. Trajner: Diego Longo

 

VLLAZNIA – Zogoviç; Gurishta, Adili, Dianje; Hakaj; Jonuzi, Heriç; Latifi, Gjurgjeviç, Viktor Da Silva; Aralica. Trajner: Thomas Brdariç

 

KUKËSI-VLLAZNIA, NË STATISTIKA

 

Ndeshje në total: 31

 

Fitore, Kukësi: 15-  Barazime: 10- Fitore, Vllaznia: 6

 

Golavarazhi: 38-25

 

Fitorja e fundit e Kukësit: 7 maj 2021, 3-1

 

Barazimi i fundit: 8 mars 2021, 0-0

 

Fitorja e fundit e Vllaznisë: 15 janar 2021, 0-1

 

Renditja aktuale: 3-2

 

Pikët aktuale: 8-9

 

Vlera në total e ekipit: 4.53 milionë euro – 4.70 milionë euro

 

Mosha mesatare e ekipit: 24.7 vjeç – 23.8 vjeç

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco