Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Pronari i Newcastle u ‘përshëndet’ me një pankartë: Terrorizmi dhe vrasja si kusht për blerjen e një klubi

Pronari i Newcastle u ‘përshëndet’ me një pankartë: Terrorizmi dhe vrasja si kusht për blerjen e një klubi

12:47, 24/10/2021

Tifozët e Crystal Palace në ndeshjen e djeshme kundër Newcastle shfaqën një banderolë që tregonte se çfarë mendojnë për pronarin e ri të rivalëve të tyre.

Kujtojmë se Newcastle u ble nga princi saudit Mohammed bin Salman dhe Fondit të Investimeve Publike rreth 20 ditë më parë.

Duke qenë se Bin Salman nuk është një person i preferuar në Britaninë e Madhe, shitja e Newcastle, e cila duhej të kishte përfunduar më shumë se një vit më parë, u shty për shkak të polemikave të shumta, por që mbyll në fillim të këtij tetori.

Newcastle i ri nuk miratohet nga klubet e tjera të Premier League, ndaj tashmë kanë nisur protestat publike. Pakënaqësia për lejimin e Bin Salmanit për të hyrë në futbollin anglez u shpreh nga tifozët e Crystal Palace.

Kështu, një nga tifozeritë më të zjarrta në Premier League e ka pritur dje Newcastle me një mesazh të fortë kundër princit saudit.

Së bashku me një foto të Bin Salmanit duke pozuar me një shpatë në dorë dhe para të lara me gjak, tregohen mesazhe se duhet "të jesh terrorist, të presësh koka, të shkelësh të drejtat e njeriut, të jesh vrasës, të bësh censurë dhe persekutim" për t'u bërë pronar i një klubi në Angli.

Për tifozët e Crystal Palace, ky nuk është rasti i parë dalin kundër pronarëve të pasur të klubeve të tjera. Domethënë, në mënyrë të ngjashme ata e quajtën Chelsean kur “ra” nën sundimin e Roman Abramovich, si dhe Manchester Cityn kur u ble nga Sheikh Mansour bin Zayed.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco