Ronaldo i nervozuar: Do t'ua mbyll gojën kritikëve

Ronaldo i nervozuar: Do t'ua mbyll gojën kritikëve

12:28, 24/10/2021

Cristiano Ronaldo premton se do t'i shuajë dyshimet dhe do të udhëheq Manchester Unitedin drejt trofeve në vitet e ardhshme.

Cilësitë e 36-vjeçarit janë të pamohueshme, por pas mbërritjes në “Old Trafford”, Ronaldo është përballur me presion të madh, pasi është kritikuar me arsyen se nuk punon fortë në repartin defensive të ekipit, me disa që shkojnë më tej, duke pretenduar se ardhja e tij në fakt e ka dëmtuar Unitedin në tërësi.

Megjithatë, CR7 ka vazhduar të shënojë (gjashtë gola në nëntë ndeshjet e para)  dhe ai këmbënguli se kushdo që dyshon në të si lojtar është thjesht është xheloz për suksesin e tij.

 “E di dhe e kuptoj që ekipi ka nevojë për mbështetje në mbrojtje por roli im është të fitojmë, pra të shënoj dhe të jap një fitore për ekipin.

Njerëzit nuk duan të shikojnë këtë gjë sepse nuk më kanë qejf, por të jem i sinqertë, jam 36 vjeç dhe i kam fituar të gjitha kështu që nuk shqetësohem se çfarë thonë të tjerët për mua.

Gjumi më zë rehat në mbrëmje sepse e kam ndërgjegjen e pastër, gjithsesi e kuptoj që më kritikojnë sepse lojtarët e mirë gjithmonë kritikohen.

Unë luaj gjithmonë për të fituar, por nëse kritikët nuk i zë gjumi pa më parë mua të kthehem në mbrojtje, do i mbyllë gojën në fushën e lojës”.

Këto kanë qenë replikat e Ronaldos në një intervistë për “Sky Sport”.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco